Në emisionin “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar DJ i njohur Sardi Shehu. Për të qëndruar në sinkroni me situatën e krijuar nga COVID-19, qeveria mori vendimin për të ndaluar klubet e natës të përdorin muzikë pas orës 20:00.
Sipas Sardit ky vendim është i pamenduar, pasi grumbullimet që supozohej që do të bëheshin natën tashmë do të bëhen gjatë ditës. Ai sugjeroi që qeveria të mblidhej me grupet e interesit dhe të hartonte disa rregulla parandaluese për përhapjen e COVID-19, në rast se subjekte të ndryshme i shkelnin këto rregulla, ndaj tyre të aplikohej gjobë, e në rast përsëritjeje t’i pezullohej aktiviteti.
Denis Dyrnjaja: Sardi, je besoj ndër personat e prekur direkt nga vendimi i qeverisë pasi pezullohet menjëherë aktiviteti pas orës 20 ku fillon në fakt jeta e natës, po ndërkohë lidhet edhe masivitetin e prezencën e shumë njerëzve në disko, lokale, cuble nate, kryesisht në vendet e pushimit, në vendet ku janë turistët dhe plazhet.
Sardi Shehu: Ky ishte një lajm surprizë, zgjohem në mëngjes dhe ishte një lajm i dalë i freskët. Besoj se deri diku është i gabuar. Në fillim është i pa menduar mirë, sepse në qoftë se kjo është për grumbullimet e natës po themi, këto grumbullime bëhen dhe ditën tani. Që kjo ka filluar që në këtë moment, mua më ka telefonuar për të vazhduar party dhe nga natën bëhet ditën dhe do të ketë përsëri grumbullime.Menaxhimi shtetëror për këtë situatë, nuk është thjesht të heqësh muzikën në orën tetë dhe mbaroi çdo gjë. Ka shumë forma të ndryshme për ta menaxhuar situatën, në një lokal që është 500 veta mund të lejohen 250 veta dhe puna të vazhdojë.
Mund të shkruhen emrat me kartë identiteti, numra telefoni për këdo person që hynë në lokal. Nëse diku ka një studim që një person nga ato që kanë qenë në këtë lokal është i infektuar, mund të bëhet karantinimi i të gjithë atyre, kjo po funksionon dhe në Greqi, Spanjë, Itali dhe në çdo vend ku ka culbe dhe jetë nate. Më pas ka dhe resorte që t’i nuk mund t’i detyrosh ta mbyllin muzikën në orën tetë, kjo është një gjë absurde totalisht. Nuk është se më prek vetëm mua por ka shumë njerëz që prek. Kjo nuk ka lidhje me grumbullimet e natës, se do të bëjma grumbullime ditën. Mund të vazhdojë parti në katër të drekës deri në orën tetë të darkës.
Denis Drynjaja: Kjo duhet kuptuar edhe pjesa e autoriteteve shëndetësore, që të mos bëhet si një lojë macja me miun, gjithë kjo në funksion të kufizimeve për shkak të pasojës.
Sardi Shehu: Pikërisht këtu duhet të mblidheshin grupet e interesit, duhet të ishte bërë një akt marrëveshje me këto grupet e interesit, që të firmoset një rregullore dhe të zbatohet. Në qoftë se shteti ka kapacitetet e tij për të menaxhuar situatë, për të bërë kontrollet e duhura në terren, t’i dënojë me gjobë dhe mbyllje aktiviteti nëse nuk zbatohen. Por për dy, tre lokale masive, nuk mund të futet në thes dhe një “beach bar” i vogël.
Denis Dyrnjaja: Ju po thoni që po penalizohen masivisht i gjithë zinxhiri për shkak të dy tre subjekteve.
Sardi Shehu: Për disa subjekte të mëdha që janë mbi 1 mijë veta, po flasim. Sepse këtu duhet bërë balanca një “beach bar” i vogël i një resorti me 250 veta, kapaciteti komplet i hotelit është komplet 300 veta dhe brenda territorit të vet, ai ka restorant, ka “beach bar” dhe ai duhet ta mbyllë në orën tetë.
Top Channel