Rumunja qe dogji Partizanin/ Denisa Boldor: Askush nuk ushtroi dhunë fizike ndaj meje

21/07/2020 19:40

Denisa Boldor, motra e futbollistit rumun, që infektoi me koronavirus lojtarët e Partizanit tregon ne një intervistë për Top Channel se ende nuk e di se ku ajo e mori Covidin. Për sherrin e përfolur mes lojtarëve te Partizanit pasi dolën pozitivë, ajo thotë se askush nuk ushtroi dhunë fizike ndaj saj.

Intervista e plotë:

Si ishte momenti kur mësove se ishte pozitive dhe ku mendon se mund ta kesh marrë Covid 19?

“Në momentin qe me njoftuan se isha pozitive ndodhesha ne shtëpi dhe nuk ishte moment fort i këndshëm. Nuk e kam te qartë se ku e mora virusin, ndoshta personat pranë meje, ne një bar ku isha ulur me miqtë e mi, askush nuk besoj se e di se nga ku e merr virusin”.

Si ishin ditët e karantinës?

“Kjo karantinë nuk ishte njësoj si e para sepse këtë herë une dilja ne ballkon dhe shihja qe te gjithë kishin mundësinë te lëviznin ne rrugë, ndërsa ne në shtëpi, por te paktën nuk isha vetëm por me vëllain tim dhe kjo ishte shumë herë me mirë sesa ta kaloja vetë qëndrimin e karantinës, kështu qe kaluam mirë”.

Si mësove qe ishe negative dhe çfarë ndjesie te krijoi?

“Kur na thanë se ishim negativë isha shumë e lumtur doja te qaja, po dridhesha, ishte ndjenja me e bukur qe kam përjetuar sepse është sikur dikush te te thotë qe ti je negative dhe nuk do kesh me asnjë dhimbje. Ndjesia më e bukur ne botë”.

U përfol gjatë kësaj periudhe se pati dhe një incident mes futbollistëve te Partizanit dhe ndaj teje? Si qëndron e vërteta?

“Fal zotit askush nuk ishte agresiv me mua, nuk ishte një moment i mirë por ne te dy tani jemi shumë mirë dhe nuk dua te flas më për këtë çështje”. /Sidorela Gjoni/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA