Fitorja e titullit kampion në futbollin shqiptar do të përmirësojë financat e skuadrës së Tiranës me kualifikimin në Ligën e kampioneve, me çekun e FSHF dhe bonuset e tjera.
Por një ndihmë e konsiderueshme vjen edhe nga Bashkia e Tiranës.
Institucioni që është aksioner te bardheblutë ka marrë vendimin për të shpërblyer me 150 milionë Lekë skuadrën kryeqytetase. Kjo shumë do ti shpërndahet futbollistëve, stafit teknik dhe punonjësve të klubit për suksesin historik në 100 vjetorin e themelimit, që përkon dhe me 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet.
Veliaj:Jam jashtëzakonisht i lumtur që kupa e Kampionatit, trofeu vazhdon dhe rri në Tiranë pas Partizanit vjet. Kjo është arsyeja pse i kam propozuar Këshillit Bashkiak që ne të japim një shpërblim 150 milionë lekë, që është ndoshta shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë nga një Bashki për një trofe dhe për ekipin e futbollit ku Bashkia në fjalë është aksionere.
Tirana fitoi titullin e 25 kampion në historinë e klubit, një trofe që mundonte prej plot 11 vjetësh në kampin e bardhebluve.
Top Channel