“Titulli u kthye aty ku e meriton”/ Kapiteni Muça tregon emocionet e trofeut të 25 të Tiranës

20/07/2020 20:10

Ju deshën 11 vite Tiranës të rikthehet tek titulli kampion dhe e bën këtë gjë në vitin e saj më të rëndësishëm, atë jubilarin, viti i 100-të i krijimit të skuadrës më të suksesshme të historisë së futbollit tonë.

Këtë status bardheblutë e përmirësuan edhe me titullin e 25-të, të fituar dy javë përpara mbylljes së sezonit fal fitores së Vallznisë ndaj Kukësiut mbrëmjen e së dielës që e nxjerr atë jashtë gare për treofeun. Në një vit të filluar me probleme, me 3 trajner të ndryshuar dhe atëherë kur më pak pritej, gjithçka kalon në favor të Tiranës. Në intervistën e tij të parë si kampion i Shqipërisë, Gentianm Muca tregon emocionet e këtij titulli të parë për të me skuadrën e zemrës dhe skuadrën që e udhëheq si kapiten.

Gentian Muca: Me thënë të drejtën nuk e kisha menduar as në ëndrrat më të bukura këtë që ndodhi, por ndonjëherë duhet të dijmë që planet e Zotit janë shumë më të bukura se ëndrrat tona, dhe vijnë në momentin e duhur, në kohën e duhur. Është e vështirë për mua për ta përmbush apo për ta përmbledhur sezonin në pak fjalë.

Ka ndodhur thuajse gjithca për Tiranën në këtë vit, por cilin zgjedh Muca si momentin më të bukur të këtij viti të gjatë të suksesit bardheblu?

Gentian Muca: Për ne viti 0 është ai momenti i golit të Kobionë ku fituam derbin e parë. Aty fillon gjithçka. Është e vërtetë që s’ka të paguar ai moment, dhe vetë ta kisha bo golin nuk do isha gëzuar aq shumë sa u gëzova kur shënoi Kobina.

Është pikërisht ajo ndeshje që Genti e kujton edhe si rikthimin e krenarisë personale për të dalë me kokën lart përball kujtdo, duke filluar nga aty ku banon, pranë zon[s s[ quajtur Slevia, aty ku janë një pjesë e madhe e tifozerisë së Tiranës dhe më pas çdo cep të kryeqytetit. Në fakt edhe ne teksa shkojmë për intervistën e gjemë pikërisht aty në lagje, me dashamir[s, tifozë e të njohur për të ndarë emocionet e para si kampion.

Gentian Muca: Është një krenari dhe një kënaqësi e imja personale që jo vetëm që jam në një lagje që e them me plot gojën, tironase, por që edhe e sollëm titullin aty ku i takon.
Tashmë oreksi vjen duke ngrënë, dhe bardhe blutë kërkojnë të bëjnë mirë edhe në Champions League, ku Muca uron vetëm diçka.

Gentian Muca: Mos kemi atë fatin e keq që të na bie në short ekipi më i fortët i mundshëm. Megjithatë nëse do të zhvillohen ndeshjet siç flitet me një takim atëherë gjithçka është e mundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA