Protesta kundër mbylljes së klubeve të natës, reagon Rama: E pakonceptueshme, hapja e tyre nuk është lejuar kurrë…

20/07/2020 21:04

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në Twitter ka thënë se është e pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe.

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!  “

Kujtojmë se ditën e sotme disa këngëtarë dhe përfaqësues të këtyre bizneseve kanë protestuar kundër vendimit të ministrisë së Shëndetësisë.

Top Channel