Mbyllet çështja “Basha”/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e PS për rihapjen e hetimit: S’ka provë të re për lobimin

20/07/2020 15:07

Gjykata e Tiranës refuzoi për herë të dytë kthimin për hetim te kryedemokratit Lulzim Basha, referuar një padie te dorëzuar nga socialisti Taulant Balla që kundërshton pushimin e hetimeve për dosjen e ashtuquajtur “lobimi rus.”

Gjykata thotë qe në kërkesën për revokim se nuk u dorëzua asnjë provë e re.

Më herët edhe Gjykata e Apelit kishte vendosur pushimin e hetimeve ndaj Lulzim Bashës, Ilir Dervishit dhe Arben Ristanit të dyshuar për falsifikim dokumentash. Çështja nisi në 2017 kur “stoning strategies” deklaroi se kishte marrë dy pagesa nga PD dhe një të tretë nga “biniate trade”, pagesa qe sipas akuzës nuk ishin deklaruar në KQZ . Por gjykata i hodhi poshtë dyshimet me argumentin e pavlefshmërisë dhe mos provueshmërisë. Për pushimin e hetimeve kreu i grupit parlamentar kërkoi revokim.

Ndërkohë, Gjykata e kryeqytetit shton se pala paditëse nuk legjitimohet si palë e interesuar.

Gjykata insiston se te gjitha faktet e renditura ne padi janë shqyrtuar ne vendimet e mëparshme dhe se nuk ka asgjë te re.
Ky vendim pritet t’u komunikohet palëve të interesuara së bashku me arsyetimin juridik që mbyll përfundimisht dosjen e ashtuquajtur “lobimi rus”. /Anila Hoxha/

Top Channel