Konflikt në një resort në Jalë/ Goditi rojen, arrestohet 30-vjeçari. Policia i kontrollon makinën, gjen…

20/07/2020 10:13

Një 30-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi u konfliktua fizikisht me një person si dhe posedonte lëndë narkotike.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një resorti në Jalë të Himarës, 30-vjeçari D. B., banues në Tiranë ka goditur fizikisht rojen për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Gjithashtu, nga kontrolli i automjetit me të cilin ky shtetas udhëtonte, shërbimet i kanë gjetur një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po kështu, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. A., 36 vjeç, banues në Qeparo, Himarë, pasi ky shtetas u kap në aksin rrugorë Qeparo-Himarë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel