Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, është shprehur se i kanë kërkuar kryeministrit Rama që të caktojë datën se kur do të miratohet marrëveshja e 5 qershorit pa u ndryshuar.

Më tej Bardhi ka thënë se në tryezë u rikthyen çështje që në të vërtetë partitë politike i kanë miratuar më 5 qershor dhe sipas tij, marrëveshja nuk duhet të ridiskutohet.

Bardhi ka thënë se me miratimin e marrëveshjes plotësohet edhe një kusht i vendosur nga BE për nisjen e negociatave.

“Siç jeni në dijeni për 6 muaj KP ka qenë në një punë për çështjen që lidhem me zgjedhjet. Më 5 qershor u shkrua marrëveshja, dhe pret miratimin. Ne sot kërkuam info Ramës mbi angazhim për miratimin e kësaj marrëveshje Kur do të ndodhi? Nuk kemi marrë përgjigje se kur votohet pa ndryshime. Ashtu siç është. Së dyti dua të konfirmojë se i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit. Nga ajo marrëveshje nuk morën gjithçka kërkuan por kishte konsensus. Sot na u konfirmuar se ne do duhet të rihapim çështje që kemi rënë dakord. Apeli jonë është që nuk mund të hedhim 6 muaj punë të Keshillit Politik. Përfaqësuesit kanë harxhuar ditë të tëra pune dhe nuk mundemi pas 6 muajsh të kthehemi. PS kërkon të rihap çështje që kemi rënë dakord. U kthyem prapë tek administrata zgjedhore. Ne kemi bërë një diskutim kërkojmë edhe nga palët e tjera të jenë serioz dua të ndaj edhe një apel. 5 qershori është edhe kusht për nisjen e bisedimeve për në BE. Ka një apel për të mos e prekur marrëveshjen. Ajo që ne thamë”

“Ne nuk kemi kërkuar kohë, por kemi dhënë kohë për përgjigje se kur do miratohet marrëveshja e 5 qershorit.” tha Bardhi.

Top Channel