Kamioni përplaset me një makinë në Kurbin, një i plagosur në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë tek Trauma

20/07/2020 16:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Skuraj të Kurbinit. Top Channel mëson se në këtë aksident janë përplasur një kamion me targa të Kosovës dhe një makinë.

Si pasojë e këtij aksidenti i plagosur ka mbetur shoferi i makinës, Afrim Buci, i cili është dërguar në gjendje të rëndë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel