Irani ekzekuton ish-përkthyesin, akuzohej për spiunazh

20/07/2020 19:50

Autoritetet gjyqësore në Iran njoftuan të hënën ekzekutimin e një ish-përkthyesi, të cilin qeveria e akuzoi për spiunazh për llogari të shërbimeve të zbulimit amerikane dhe izraelite dhe se kishte ndihmuar për të gjetur vendndodhjen e komandantit të Gardës Revolucionare iraniane Qassem Soleimani.

Gjenelaral Soleimani u vra gjatë një sulmi me dron të ndërmarrë nga SHBA në fillim të këtij viti. Ekzekutimi i Mahmoud Mousavi-Majd, i cili u arrestua në vitin 2018, vjen ndërsa miliona iranianë protestuan nëpërmjet medias sociale kundër dënimeve me vdekje të tre të rinjve të akuzuar për pjesëmarrje në protestat antiqeveritare të nëntorin e kaluar.

Një nga avokatët e tre personave të ekzekutuar, Babak Paknia, tha të dielën se ekzekutimi i tyre ishte pezulluar. Avokati tha se të tre personat ishin shokë. Amirhossein Moradi 26 vjeç, punëtor në një dyqan shitjes me pakicë, Said Tamjidi 28 vjeç, me profesion shofer për kompaninë Snapp (Uberi i Iranit) dhe Mohammad Rajabi 26 vjeç, i papunë. Gjykata e Lartë e vendit vendosi ta rishikojë çështjen e tyre, raportoi gjithashtu televizioni shtetëror të dielën.

Në zbatim të nenit 474 që nënkupton rishqyrtimin e padisë, Gjykata e Lartë e vendit ka pranuar apelimin e avokatëve të tre të pandehurve dhe ka pezulluar ekzekutimit e të dënuarve me vdekje, pas rishqyrtimit të dosjes dhe shkëmbimesh të informacionit mbi çështjen me avokatët e tre të pandehurve të akuzuar për vjedhje me forcë si dhe rebelim në protestat e nëntorit të vitit të kaluar,”, njoftoi televizionit shtetër “IRIB”.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se dënimi i tre të rinjve kishte për qëllim shkurajimin e protestave të ardhshme dhe frikësimin e pjesëmarrësve të mundshëm në to.

Hashtagu në gjuhën farsi ku shkruhej “Mos ekzekuto” u ripostua në Twitter me miliona herë javën e kaluar. Ndërkohë agjensia shtetërore e lajmeve “IRNA” duke cituar policinë iraniane bëri të ditur të hënën se ishin arrestuar disa persona që kishin marrë pjesë në protestën e javës së kaluar në qytetin Behbahan, në jug-perëndim të vendit. Protesta u konsiderua “një grumbullim i paligjshëm dhe në shkelje të normave”. Në njoftim nuk u tha asgjë mbi numrin e të arrestuarve dhe identitetin e tyre./VOA/

Top Channel