Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Durrësit.

Mjeti tip “Renault Clio” (që i përket shtetasit Alban Çomani) ishte parkuar në rrugën përbri godinës së Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar.

Rreth orës 03.00 të ditës së sotme, mjeti i spërkatur me lëndë djegëse nga një person ende i paidentifikuar nga policia, ka shpërthyer në flakë.

Për pasojë ka pësuar dëme të vogla në pjesën e përparme mjeti tip “Reno” dhe një tjetër automjeti tip “Ford” i parkuar pranë tij, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Top Channel