19 korriku bëri bashkë përvjetorët e dy emrave të rëndësishëm.
Dy lirikë të shqipes Fatos Arapi dhe Frederik Rreshpja. Të dy personazhe shumë interesantë, që do t’i ngelen historisë së letrave shqipe, por shumë të ndryshëm nga njëri tjetri. Nga mënyra dhe stili se si jetuan, por edhe si krijuan.
Fatos Arapi ka ardhur në poezi ne vitet ‘60 kur u shënjua një ngjarje e rëndësishme për poezinë dhe letërsinë shqiptare me hyrjen e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit dhe Fatos Arapit. Ky ështe quajtur brezi i viteve ‘60. Këta sollën në letërsi tema të reja, shprehje të reja, figuracion të ri, letërsi, e cila e vuri vulën e vet atij gjysmë shekulli.
Nga ana tjetër ju keni qenë bashkëkohës dhe mik me Frederik Rreshjen apo Fredin, sic e quani. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, por një njeri që përpos krijimit pati një jetë të vështirë. Deri diku dramatike. Si ishte ai si njeri dhe si krijues?
Poezia e Frederik Rreshpjes erdhi me librin e parë të tij “Rapsodi Shqiptare” në vitin 1968. Mbas këtij ne vitin 1972 ai pati një libër tjetër poetik “Në këtë qytet”. Mbas këtij libri ai pësoi fatkeqësi dhe shkoi në burg. Ai thoshte;
Papritur ajo u shndërrua në një kalë.
Ai ishte një poet surreal. Në pjesën e fundit te tij poezia u bë më muzgore.
“O ajër i mbremjes mbështillmë,
Erdhi ora të vdes përsëri,
Unë kam qenë trishtimi i botës”-thotë në një ng poezitë e tij të fundit. /Jetona Kocibelli/
Top Channel