Zhbërja e Gjykatës Speciale/ Në Kosovë nuk e duan, por s’do të merret asnjë nismë kundër

19/07/2020 21:44

Pavarësisht polemikave të shumta se partitë politike mund të iniciojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale, kjo nuk pritet të ndodhë.

Deputetit i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pjesë e Qeverisë Hoti, Bekë Berisha thotë se pavarësisht se janë kundër punës së kësaj gjykate, nuk kanë në plan të marrin këtë iniciativë.

Madje, Berisha e sheh të pamundur zhbërjen e saj në këtë fazë kur veçse ka nisur ngritja e aktakuzave. Ai kujton tentativën e 2017-ës, por tregon se kanë hasur në presion të madh ndërkombëtar.

Ndërsa profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se edhe sikur partitë politike të arrijnë zhbërjen e Speciales, krimet kundër njerëzimit dhe paqes nuk parashkruhen asnjëherë, dhe si rrjedhojë një gjykatë tjetër mund të ngrihet nga bashkësia ndërkombëtare për t’i gjykuar pretendimet.

Polemikat për ndërprerjen e punës së Speciales u riaktualizuan menjëherë pas publikimit të aktakuzës së pakonfirmuar ndaj Presidentit, Hashim Thaçi, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA