Askush te skuadra e Tiranës nuk do ta mendonte në kulmin e një sezoni sfilitës dhe të gjymtuar nga pandemia, se titulli i shumëpritur kampion do të vinte përmes ekranit të vogël.

Bardheblutë morën sigurinë matematikore për t’u ulur në fronin e futbollit shqiptar, dhe këtë e bënë pa luajtur fare, duke admiruar suksesin befasues të Vllaznisë 1-0 kundër Kukësit.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Loro Boriçi, Vllaznia kishte nevojë për pikë për t’iu larguar zonës së Play Out, por bëri akoma më mirë duke mundur skuadrën pretendente. Pas një fraksionitë parë pa gola ku rastet nuk munguan, skuadra u çliruan disi pas pushimit, por goli nuk u pa në asnjë prej kuadrateve. Pikërisht kur mendohej se barazimi do ishte dhe rezultati final, Mevlan Adili shënoi në një rrëmujë në zonën e Kukësit, golin që vendos titullin.

Titulli mbetet sërish në kryeqytet por vishet me ngjyrat bardheblu, pas një sezoni me oshilacione ku Tirana ndryshoi totalisht pas emërimit të Egbo në pankinë. Froni i kampionit vjen zyrtarisht dy javë nga fundi i Superiores, një titull që mungonte prej 11 vjetësh te bardheblutë, që shtojnë tani në palmaresin e artë trofeun e 25 në histori.

Në sfidat e tjera të ditës Teuta barazoi 0-0 me Partizanin ndërsa Laci mundi 3-0 Bylisin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA