Tradita e trëndafilave vazhdon/ Elbasan, pas kopshteve sot kultivohen për biznes

19/07/2020 20:19

Nëse kalon rrugës në Elbasan apo Librazhd nuk mund të mos shohësh parcela të mëdha me trëndafila.

Të shumtë janë ata që s’i rezistojnë magjisë së ngjyrave dhe ndalojnë për një fotografi. Por me siguri s’ka qenë ky qëllimi kryesor i këtyre fermerëve. Pasi morën eksperiencën në emigrim, fermerët tentuan në vendin e tyre kultura të reja.

Por tregu duket i dobët dhe pavarësisht punës së bukur, fermerët nuk janë të kënaqur.

Në familjet elbasanase, bahçet me trëndafila kanë qenë traditë e kahershme. Fermerët këtu shpresojnë që këto tradita të rikthehen dhe magjia e këtyre ngjyrave të mbizotërojë në shtëpitë tuaja.

Top Channel