Të armatosur gjer në dhëmbë/ Banda meksikane mat forcat me policinë!

19/07/2020 18:58

Pamje të pabesueshme tregojnë dhjetëra persona të armatosur rëndë, me veshje e makina ushtarake, të cilët janë pjesë të kartelit meksikan të drogës, Jalisco.

Dhjetëra burra të maskuar bërtitën në kor “njerëzit e Mencho-s”- një pseudonim i përdorur për bosin e kartelit të Jaliscos, Nemesio Oseguera. Shefi i policisë së Meksikës, Alfonso Durazo, tregoi se ka nisur një hetim për rastin, për të provuar në këtë mënyrë vërtetësinë e videos.

“Nuk ka asnjë grup kriminal që ka kapacitetin e forcave të policisë,” u shpreh ai si kundërpërgjigje ndaj kriminelëve.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel