
Tronditet bota e Hollivudit! Aktori legjendar gjendet i vdekur së bashku me gruan dhe qenin e tyre. Policia: Dyshojmë se…
27/02 12:10
Jessica Biel dhe Justin Timberlake janë bërë prindër për herë të dytë, shkruan “Daily Mail”. Aktorja 38-vjeçare ka sjellë në jetë një djalë, në fillim të kësaj jave.
Aktualisht ajo së bashku me të voglin, ndodhet në shtëpi pranë bashkëshortit 39-vjeçar dhe djalit të parë, 5 vjeç.
Sipas “Daily Mail”, nëna e aktores, 65-vjeçarja Kimberly Conroe Biel, ka kaluar pjesën më të madhe të kohës pranë vajzës dhe nipit të vogël.
Madje një shoqe e saj ka zbuluar se ajo do të qëndrojë te shtëpia e së bijës deri të dielën dhe ishte pikërisht ajo që tregoi edhe gjininë e bebit.
Timberlake dhe Biel nuk janë fotografuar që në muajin mars, e thuhet se kanë qëndruar në shtëpinë në Big Sky, Montana që nga 25 marsi.
Top Channel