5 të vdekur, 118 pozitivë dhe 157 të shëruar nga COVID-19, ky është bilanci i pandemisë në këto 24 orët e fundit në Kosovë.

Autoritetet vendase thane se gjithsej janë testuar 489 persona. Shumica e rasteve të ishin ishin në Prishtinë, Ferizaj e Fushë-Kosovë. Ministri i Shëndetësisë Zemaj deklaroi më herët se masat e marra nga qeveria për mbrojtje nga koronavirusi, kanë filluar të japin rezultate pozitive. Sipas tij, qytetarët këto ditët e fundit kanë respektuar masën e mbajtjes së maskave, distancës dhe higjienës personale.

“Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, ndjenja e përgjegjësisë na shtyn të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigoroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve “, ka shkruar ministri në Facebook. Qeveria e Kosovës ka vendosur që mbajtja e maskave nga qytetarët, të jetë e detyruar.

Personat që nuk respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19, mund të gjobiten nga 1,000 deri në 8,000 euro. Lidhur me ndëshkimin e qytetarëve, qeveria përmend Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Por, pjesëtarë të shoqërisë civile, si dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thonë se nuk ka bazë ligjore për ndëshkimin e personave të cilët nuk zbatojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër koronavirusit. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar sakaq nga autoritetet që testimet për koronavirus, të bëhen në bazë të nevojave dhe jo në bazë diskriminuese. Këshilli këmbëngul që të testohen të gjithë personat që kanë anëtarë të familjes të konfirmuar pozitive, duke shtuar se për të është e “e papranueshme, e pakuptueshme dhe e dënueshme, si nga aspekti i të drejtave të njeriut ashtu edhe atij ligjor nëse nuk bëhen teste”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA