Superliga e Kosovës e intrigoi edhe më shumë luftën për titullin kampion me përplasjen e 4 skuadrave pretendente për fronin që dhuruan lojë emocionuese.
Derbi mes Dritës dhe Gjilanit ka përfunduar me fitues këtë të fundit që mundi 2-0 skuadrën e të njëjtit qytet me të cilën tani e ndan vetëm një pikë në renditje.
Formacioni i pagëzuar me emrin “Skifterat” mori epërsinë me sulmuesin Sebino Plaku ndërsa në fund siguroi shifrat Shala me një zbritje që nxorri mbrojtjen të zbuluar. Drita ruan kryesimin por tani është vetëm 1 pikë larg Gjilanit dhe dy ndaj Ballkanit. Ky i fundit barazoi 2-2 me Prishtinën në një ndeshje ku pretendentët provuan të nxjerrin më të fortin por morën një ndalesë që nuk i duhet askujt.
Baftiu dhe Gashi ishin autorët e golave për formacionin nga Theranda ndërsa kryeqytetasit shënuan me Krasniqi dhe Oto Xhon. Një fitore të madhe ka marrë edhe Flamurtari ndaj Feronikelit 1:0.
Top Channel