Edhe pse situata me koronavirus mbetet e vështirë, në Spanjë ka persona të cilët nuk i marrin seriozisht të dhënat alarmuese dhe rritjen e numrit të të prekurve.
Disa të rinj të papërgjegjshëm në Pamplona, vendosën të organizonin një ndeshje futbolli, me synim që të mblidhnin fonde për të infektuarit nga Covid-19. Ndeshja do të zhvillohej në Mendilori, një prej lagjeve më të prekura nga koronavirusi.
Një grumbullim i tillë masiv me njerëz, ku një pjesë e madhe do të ishin të prekur nga koronavirusi, do të kishte bërë që numri i infektimeve në Pamplona të rritej edhe më tepër. Përgjegjësi për ndeshjen e futbollit ishte një djalosh 23-vjeçar, i cili edhe në muajin qershor organizoi një takim publik, ku morën pjesë qindra persona./ Gazeta Shqip
Top Channel