A janë më bashkë?! Geri tregoi se çfarë po ndodh mes tij dhe Inës

19/07/2020 15:40

Geri dhe Ina, ishte çifti i parë që u formua në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell”.

Pas daljes nga emisioni si çift, publiku nisi të aludonte se marrëdhënia e tyre ishte një gënjeshtër dhe ato në të vërtetë nuk ishin bashkë. Ato bazoheshin në faktin se përse çifti nuk postonte foto sëbashku në rrjete sociale, mirëpo për këtë gjë kishte një shpjegim Geri. Ai tha se kanë zgjedhur të qëndrojnë larg vëmendjes mediatike dhe të shijojnë lidhjen e tyre. I pyetur nga gazetari Ervin Kurti, se a është Ina vajza e ëndrrave të tij, Geri u përgjigj se drejt asaj rruge është duke shkuar.

“Deri tani mirë, kemi pasur nevojë për intimitet. Nuk bashkëjetojmë. Jo deri tek prindërit jo, por te kushërinjtë po. Ina nuk i pëlqen këto aventura, por do të ketë një aventurë tjetër me Inën. Unë s’jam xheloz kur ajo del me shoqërinë. Kanë qenë në fillim skeptik dhe janë akoma më shumë në momentin që ne s’kemi hedh fotot. Kam parë debatin me Enrikun, kur më thoshte që kur do e finalizosh. Kam pasur shumë debate, por unë kam qenë i heshtur dhe i kam pasur të qarta qëllimet e mia. Tani që po mundohem ta njoh akoma më shumë, them që drejt asaj rruge është”, u shpreh Geri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA