Vite larg nga skandali i manipulimit të rezultaeve që u pagëzua me emrin Calciopoli, futbolli italian nis të dridhet sërish për rezultate e kombinuara.
Prokuroria e Romës ka nisur një hetim për disa ndeshje që përfshijnë Serinë C dhe ligat e të rinjve dhe indiciet për këtë u morën nga një episod kontrovers.
Dëmtimi i arbitrit kryesor në një përballje solli dyshime në muajin Janar, që më pas janë ndjekur duke krijuar një dosje voluminoze.
Mes ngjarjeve që kanë tërhequr vëmendjen në një ndeshje të Serisë C, agjencitë e basteve njoftuan flukse anomale të vendosura në baste me mijëra Euro.
Kjo ndeshje u pezullua paka para së të përfundonte për shkak të dëmtimit të arbitrit kryesor.Në Serinë A nuk parashikohet arbitri i katërt e si rrjedhojë, njerëzit e rrjetit kriminal që kishin vendosur para’ me pezullimin e sfidës nuk mund të humbisnin.
Prokuroria e Romës njofton se nuk ka zyrtarisht të hetuar por vetëm të dyshuar, në një lojë pas kuintave që në futbollin italian janë mësuar të pasohet nga skandale.
Top Channel