Një hetim ka nisur pasi katër mace u helmuan me ‘antifreeze’ (materiali i përdorur për shkrirjen e lëngjeve të makinës në mot të ftohtë) në të njëjtën rrugë në një qytet të Britanisë.
Dy vjeçarja Benji, shtatë-vjeçarja Pixie, tetë-vjeçarja Rupert, dhe 12-vjeçarja Syclla kanë vdekur të gjitha javën që shkoi në Derbyshire, nga e enjtja deri të dielën.
Vrasësi besohet se është ende i lirë dhe autoritetet e kafshëve kanë nisur hetimet për të sjellë drejtësi për tre familjet të cilave macet i përkisnin, në rrugën Patina Way.
Inspektorja e kafshëve Beth Boyd tha se macet ishin dërguar te veterineri pasi ishin ndjerë keq por ata ishin detyruar t’i ‘neutralizonin’ ato:
“Në këtë periudhë të vitit askush nuk besohet se përdor ‘antifreeze’ në makinat e tyre prandaj nëse dikush e mban këtë substancë helmuese mund të jetë për të lënduar qëllimisht macet. Macet tërhiqen nga era dhe shija e materialit ‘antifreeze’ por ai mund të jetë fatal për to, madje edhe në masa të vogla. Është një shkelje e ligjit të helmosh apo të lëndosh një kafshë në këtë mënyrë dhe i kërkojnë kujtdo që ka informacion të na kontaktojë. Sipas ligjit të Mirëqenies së Kafshëve 2006, shkelësit përballen me një dënim prej gjashtë muaj burg dhe gjobë të pakufizuar”.
Top Channel