“Si Monica Belluci te Malena”, Eli Fara la me gojë hapur të gjithë me pozën e 31-viteve më parë (FOTO)

17/07/2020 18:16

Këngëtarja e njohur, Eli Fara, duket se është bërë paksa nostalgjike pasi në profilin e saj në “Instagram” ka publikuar një fotografi të 31-viteve më parë.

Në imazhin në fjalë, Eli shfaqet e veshur me një fustan të zi të gjatë dhe në bel ka një rrip. Ndërkohë për ta kombinuar ka veshur një palë këpucë me taka po të zeza si dhe ka vendosur një varëse.

Këngëtarja shfaqet e qeshur dhe shumë elegante, madje fansat, kolegët apo personazhe të tjerë të ekranit duket se i ka lënë me gojë hapur dhe nuk kanë rezistuar dot pa i komentuar. “1989! Korçë”, shkruan ajo krahas fotos që menjëherë shkaktoi “brom” komentesh.

Mikja e saj, këngëtarja Aurela Gaçe i shkruan: “Ca ylli dmth ,nam ♥ neper rruget e Korces kur kaloje, kushedi cfare trazirash shkaktoje ?, edhe ta bera me rimë,fol po deshe”. Ndërsa moderatorja Rudina Magjistari i lë këtë koment: “Si Monica Belluci te Malena”.

Duhet pranuar se Eli Fara edhe tani në moshën 53-vjeçare është po kaq elegante dhe e bukur, si para 31-viteve.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA