Hashim Thaçi ka folur për mediat pas marrjes në pyetje në Gjykatën e Hagës, në ditën e katërt.

“Sapo përfundova dëshminë në dhomat e specializuara. Më vjen mirë që për katër ditë me radhë kisha mundësinë të japë sqarimet e mia për aktivitetin tim gjatë luftës. Tani i mbetet prokurorit dhe gjyqtarit ta gjykojë dëshminë time. Unë besoj se do të gjykohem drejt dhe paanshëm në atë ç’ka kam dëshmuar. Unë skam bërë asnjë krim dhe se lufta e UÇK ishte luftë e drejtë për liri e Kosovës”- ka deklaruar Hashim Thaçi.

Nga deklarata e tij u kuptua se intervistimi i te enjtes në Zyrën e Prokurorit Special në Hagë ishte e fundit. Kjo e bën ish-liderin politik të UÇK-së personin që është intervistuar më gjatë nga rreth 200 individë të ftuar në Dhomat e Specializuara – si të dyshuar apo dëshmitarë të mundshëm.
Në ndryshim prej tij, shumë të dyshuar të tjerë për krime, si ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ish-kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi dhe të tjerë, janë mbrojtur në heshtje para prokurorëve.

Intervistimet e tyre kanë zgjatur vetëm pak kohë, por ka pasur dhe të tillë, që si presidenti, kanë vendosur që para prokurorëve të paraqesin argumentet e tyre. Thaçi u ftua në Hagë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi muajin që shkoi se kishte paraqitur një aktpadi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër tij, kundër kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Presidenti i Kosovës ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA