“Ke marrë 3 shtëpi dhuratë!”/ Shoqja ngacmon Xhensilën, ja si ia merr hakun ish-missi

17/07/2020 20:39

Të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishin ish-misi Xhensila Pere dhe këngëtarja Xheisara Frisku.

Vajzat janë mikesha të ngushta dhe ndajnë shumë kohë me njëra-tjetrën. Disa “sekrete”, ato nuk hezituan t’i tregonin në studio. Bieta pyeti Xhensilën se cila është dhurata më e shtrenjtë që ka marrë, ndërsa ish-misi u përgjigj një orë dore. Kjo deklaratë, hasi kundërshtinë e shoqes së saj, Xheisarës, e cila shtoi me humor se Xhensilës i kanë bërë dhuratë tre shtëpi. Mirëpo, nuk vonoi shumë kundërpërgjigja e ish-misit.

Ajo “uroi” që shoqes së saj t’i binte pyetja me të puthur, në mënyrë që të zihej ngushtë. Krejt rastësisht, Xheisarës i ra kjo pyetje, por i “bëri bisht” duke thënë që ditët e fundit nuk ka puthur asnjë person.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel