Gjunjëzoi botën me koronavirusin, ekonomia e Kinës rritet sërish

17/07/2020 01:47

Në kohën kur ekonomia e pjesës tjetër të botës mori një goditje të fortë prej koronavirusit të nisur prej saj, Kina vetë ka shënuar 3,2% rritje ekonomike gjatë tremujorit të dytë.

Tre muajt e parë të vitit, edhe ekonomia e dytë më e madhe e globit pati rënie prej pandemisë dhe masave izoluese të marra në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Por të dhënat e publikuara së fundi tregojnë se PBB-ja e Kinës i është kthyer rritjes në periudhën prill-qershor. Kjo shifër është më e lartë nga sa parashikonin ekspertët dhe dëshmon qartë se vendi po i drejtohet një rimëkëmbjeje të shpejtë.

Nga ana tjetër, ajo do të thotë se Kina e shmangu hyrjen ne recesion teknik, që ndodh kur ka dy periudha të njëpasnjëshme rritjeje ekonomike negative. Rritja pason tkurrjen prej 6.8 për qind në tremujorin e parë, kur Kina është bë i pari vend në botë i goditur prej pandemisë. Ajo ka arritur ta frenojë në masë të madhe përhapjen e sëmundjes dhe i ka lehtësuar masat e izolimit gjatë dy muajve të fundit.

Sa për ekonominë globale, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, deklaroi se ajo “nuk është ende jashtë rrezikut”, pavarësisht disa shenjave të rimëkëmbjes. FMN-ja tani pret që bruto prodhimi i brendshëm në rang botëror të bjerë 4.9 për qind këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA