Ajo ka dëshmuar se ndjen vuajtjen e të tjerëve dhe përpiqet ta ndryshojë për më mirë. Prej rreth 20 vjetësh tashmë Angelina Jolie ka bërë gjithçka në ndihmë të refugjatëve, në luftën kundër varfërisë dhe për ruajtjen e natyrës.

Duke bërë të gjitha këto ajo nuk ka harruar të jetë dhe një nëne e dashur dhe inkurajuese.

Rrjeti Bright Side ka hartuar një listë të gjërave të mira që aktorja e famshme ka bërë për botën, dhe që tregojnë paksa historinë e saj.

Gjithçka duket se nisi në Kamboxhia, ku Angelina Jolie shkoi në vitin 2000 për të xhiruar filmin e aksionit Lara Croft: Tomb Raider.

Vendi ishte në krizë humanitare dhe kjo la shenjë te aktorja. Ajo nisi të kërkonte për vende të tjera të trazuara në botë dhe më vonë vizitoi rreth 30 prej tyre për të dhënë ndihmë humanitare e duke punaur për njerëzit në nevojë.

Angelina u emërua ambasadore e agjencisë së OKB për refugjatët UNHCR.

Ajo adoptoi fëmijën e saj të parë nga një jetimore në Kamboxhia. Por duke dashur që fëmija të ruante trashëgiminë e tij ajo bleu dhe një shtëpi atje.

Shtëpia e blerë ishte pranë parkut kombëtar Samlout dhe bota e gjallë kërcënohej nga gjuetarët e paligjshëm prandaj Angelina bleu 60,000 hektarë të parkut dhe krijoi një rezervat të mrekullueshëm të botës së gjallë.

Qeveria e Kamboxhias njohu përpjekjet e Jolie dhe i dha asaj qytetarinë.

Që kur Angelina u bashkua me UNHCR në 2001 ka punuar pa ndalim për njerëzit në nevojë. Ajo shkon vazhdimisht në kampe refugjatësh për të dhënë ndihmë materiale dhe arsimore.

Në 2010 Angelina dhuroi $75,000 për hapjen e një shkolle vajzash në Afganistan, ku vajzat nuk kishin mundësi arsimi.

Ajo ka punuar për njerëzit e zhvendosur nga konflikti dhe për gratë e dhunuara në zonat e luftës.

Aktorja ka humbur nënen dhe tezen nga kanceri i gjirit prandaj edhe Angelina kishte shanse të mëdha për t’u prekur nga sëmundja.

Për ta parandaluar ajo kreu operacionin e dyfishtë të mastektomisë në gjirin e saj, pasi nuk donte që fëmijët e saj të provonin humbjen e nënës siç i kishte ndodhur vetë.

FOTO GALERI
1/11
Gjithçka duket se nisi në Kamboxhia, ku Angelina Jolie shkoi në vitin 2000 për të xhiruar filmin e aksionit Lara Croft

Top Channel