Një fëmijë mumje e gjetur në një tumë të lashtë egjiptiane është deklaruar së fundmi se nuk është mbetje njerëzore nga ekspertët, të cilët në argumentimin e tyre përmendën teorinë e “Zotit të Vdekjes”.

Mumja 3,000-vjeçare është një nga dy të tilla të dërguara për analiza në Haifa, Izrael.

Të dy sarkofagët kishin qenë pjesë e muzeumit detar të qytetit por ekspertët tashmë thonë se nuk përmbajnë mbetje njerëzore.

“Unë nuk besoja as që ishte një fëmijë pasi dukej më shumë si një njeri i vogël”, tha Marcia Javitt, e sektorit të imazherisë në spitalin Rambam.

Mumja misterioze në formë fëmije përbëhet në fakt nga një lëndë bimore, e cila përfaqëson Osiris – zotin e lashtë egjiptian të vdekjes.

“Ajo që ne dimë është mumja është prej gruri ose prej misri. Duket se është baltë dhe drithera të formuara në formë mumjeje, të cilat simbolizonin zotin e njohur si Osiris,” tha Ron Hillel, eksert i muzeumit te Haifas.

Rrethanat e zbulimit fillestar të mumjeve mbeten të paqarta. Ato zakonisht varrosen në tuma bashkë me faraonët, si një ofertë për Zotët për llogari të të vdekurve.

Egjiptianët e lashtë kthenin në mumje gjithashtu zogj, mace, peshq e krokodilë.

Në tumat e njerëzve vendoseshin shpesh objekte artistike shoqëruese dhe mumje kafshësh.

“Zogjtë në Egjiptin e lashtë kishin një rol të rëndësishëm pasi konsideroheshin si protektore për të vdekurit, ata i gjeje shpesh në tumat 2500 – 3000 vjeçare të faraonëve”, shton Hillel.

FOTO GALERI
2/4
Mumja 3,000-vjeçare është dërguar per skanime ne spital

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA