Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar rreth 4 orë takim në Bruksel pasditen e të enjtes. Pas takimit, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha për mediat se u arrit progres dhe se diskutimi ishte i nivelit politik.

Ndër të tjera ai bëri të ditur se në javët e ardhshme pritet detajimi i çështjeve, ndërsa beson tek mbështetja e ndërkombëtareve. Ajo që kërkohet në bisedime ka theksuar Hoti është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

Takimi i së enjtes që shënoi rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, pasoi një video-konferencë që u mbajt të dielën, me të cilën u shënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018.

Më herët përfaqesuesi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell bëri adresimin e tij para takimit në Bruksel të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA