Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një trekëndësh shokues dashurie është publikuar së fundmi në Rusi ku një grua 56 vjeçare po konkurron me nënën e saj 75-vjecare për të njëjtin burrë.
Historia ekstreme ka përfshirë faqet e para të gazetave pas ekspozimit në një program skandaloz televiziv, ku nëna raportohet se i vodhi burrin të bijës.
Gjyshja e guximshme Galina Zhukovskaya është nga Shën Petersburg në perëndim të Rusisë.
Ajo është martuar me ish-burrin e bijës së saj në 2010 pas krijimit të miqësisë me të dhe pas pretendimeve se e bija e tradhëtonte.
Por tashmë Zhukovskaya ankohet se e bija 56 vjecare Elena Podgornaya, po përpiqet padrejtësisht t’ia vjedhë përsëri burrin, 52 vjeçarin Vyacheslav Zhukovsky.
Gjyshja tha në media se e bija nuk ka fat në dashuri dhe se nuk ka arritur ende të gjejë dikë tjetër.
Ajo shton se Elena është xheloze për suksesin e saj dhe po kërkon ta joshë përsëri ish-burrin.
Zhukovkaya tha për gazetën lokale: “Ajo do që ne të ndahemi. Bija ime ndoshta është xheloze se nëna e saj nuk është e vetme, se unë kam dikë me të cilin të flas kurse ajo jo. Por ajo nuk do arrijë të ma marrë. Ajo e kishte tradhëtuar shumë kur ishte me të.
Kur Elena u nda me Vyacheslav në 2010, ajo i kërkoi të dilte nga shtëpia. Nëna e saj i kishte ofruar të qëndronte në shtëpinë e saj dhe kjo rezultoi në martesë.
Sipas raportimeve Vyacheslav i njoh me gruan e tij të parë në burg, teksa vuante dënimin për vrasjen e punëdhënësit të tij për mos-pagimin e rrogës kur punonte si marinar.
Top Channel