6-vjeçari heroik Bridger Walker, i cili pati nevojë për 90 qepje pasi u kafshua në fytyrë duke mbrojtur motrën e vogël nga një qen i egërsuar, është shpallur së fundmi ‘kampion nderi i botës’ nga Këshilli Botëror i Boksit.

Këshilli që ka mes kampionëve të tij dhe Tyson Fury, tha se po nderonte të voglin për guximin e tij i cili përfaqëson“vlerat më të mira të njerëzimit.”

Pamjet e fytyrës së enjtur të Bridger, duke përqafuar motrën e tij u bënë virale në rrjet kur halla e tij Nicole Walker i postoi në Instagram duke treguar për momentin e tmerrshëm kur qeni i sulmoi ata teksa ishin duke luajtur në Wyoming, SHBA.

“Më 9 korrik nipi im 6-vjeçar Bridger shpëtoi jetën e motrës së tij duke i dalë para qenit që po sulmonte. Pasi u kafshua disa herë në fytyrë e në kokë ai kapi dorën e motrës dhe u largua me të për ta shpëtuar” shkruante në postim halla e djalit.

Bridger u kafshua rëndë në faqen e majtë dhe pati nevojë për dy orë operacion. Kur u pyet nga babai se përse nuk u largua, djali dha përgjigjen frymëzuese: “Nëse dikush duhet të vdiste, ai duhet të isha unë”.

“Ne jemi të nderuar që po shpallim 6-vjeçarin, Bridger Walker, Kampion Ceremonial të organizatës WBC, për veprimet e tij të guximshme që përfaqësojnë vlerat më të larta të njerëzimit”, thuhej në deklaratën e motivimit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA