Vdekje e mistershme e kampiones britanike të bodybuilding, më herët aktore filmash për të rritur

15/07/2020 18:18

Policia britanike njoftoi dje se një sportiste ndërkombëtare bodybuilding dhe ish-aktore filmash për të rritur ka vdekur në shtëpinë e saj.

43-vjeçarja Joanna Thomas ka vdekur në prill në shtëpinë e saj në Cornwall, por njoftimi u bë publik vetëm dje.

Ajo u bë e famshme pasi konkurroi në SHBA, duke u bërë bodybuilder profesioniste që në moshën 21 vjeçare në Venice, Kaliforni, me një karrierë që zgjati më shumë se një dekadë.

Në vitin 2005 Joanna u shfaq në një dokumentar në televizionin britanik ku diskutonte jetën e saj, ndjenjat e prindërve për sportin e bodybuilding, si dhe punën në filmat pornografikë, të cilët ende mund të shihen online.

Vitin e kaluar Joanna krijoi një faqe online të mbledhjes së kontributeve për të rivënë në binarë jetën e saj prej problemeve shëndetësore që vinin nga sporti i bodybuilding.

Joanna përmendte gjithashtu se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Një hetim për vdekjen e saj do të mbahet së shpejti.

Ajo arriti sukses megjithëse vuante nga astma që prej fëmijërisë. Mbi pasojat e bodybuilding në shëndetin e saj ajo shkruante:

“Karriera e këtij sporti nuk është gjithmonë e gjatë. Ndërtimi i trupit ka kërkuar shumë punë dhe përkushtim. Kjo ishte shpërblyese por dhe dënuese, si nga ana fizike dhe mendore”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel