
EXCLUSIVE/ Fitorja në Leskovc, përgjigjja ndaj terrorit policor. Pamjet e patransmetuara dhe analiza e Bajkos, trajneri i fitores së parë zyrtare në transfertë
20/10 16:34
Mbyllet mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku ndryshimet Kushtetuese u miratuan në parim me 10 vota pro dhe pesë kundër. Deputetët që votuan kundër janë: Korab Lita, Alban Zeneli, Edjola Braha, Aurora Mara dhe Andi Përmeti.
Ishte Manja ai që i dha fund mbledhjes teksa konfirmoi edhe miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në parim.
Menjëherë më pas ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili, shkruan: “Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o.parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!”.
Top Channel