Milani i Stefano Piolit vazhdon të regjistrojë rezultate të njëpasnjëshme pozitive në këtë fazë të dytë. Kuqezinjtë përmbysën Parmën duke fituar 3-1 në San Siro një ndeshje të cilën në pjesën e parë po e humbisnin. Një fitore që e ngjiti Milanin në kuotën e 53 pikëve, po aq sa edhe Napoli.

Kuqezinjtë me këtë sukses jo vetëm që blinduan vendin e 7-të, por iu afruan ndjeshëm vendit të 5-të që mbahet nga Roma.  Golit të ishit Juraj Kucka në fundin e pjesës së parë iu kundërpërgjigjën, Kessie, Romagnoli dhe Calhanoglu me golat e tyre në fraksionin e dytë të lojës.

Ngeci ndërkohë Napoli që barazoi 1-1 në transfertën ndaj Bolognas, teksa golit të shpejtë të Manolas iu përgjigj talenti nga Gambia Barrow në minutën e 80-të. Mori një fitore jetike në garën për mbijetesë Sampdoria e Ranierit që mposhti 3-0 Cagliarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA