Në 24 orët e fundit janë testuar 420 mostra, 119 kanë rezultuar pozitive. Total 5237 raste. Ndërsa janë 112 raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 92 pacientë.

Drejtori i IKSHPK-së, tha se situata ka filluar të normalizohet. Këto të dhëna u bën të ditura gjatë një konference për media në MSH.

“Pas ditëve të fundit që kemi pasur një situatë epidemiologjike me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, prej dje situata ka filluar të normalizohet dhe të jetë me qetë”, ka thënë Ramadani.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 5,237 nga 29,060 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsejtë 112 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ramadani ka theksuar se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 92 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2,462, kurse numri i rasteve aktive është 2,663.

Rastet pozitive janë nga:

Komuna e Prishtinës 63 raste

Komuna e Gjakovës 12 raste,

Komuna e Drenasit  6 raste

Komuna e Fushë Kosovës 5 raste

Komuna e Pejës 5 raste

Komuna e Podujevës 5 raste

Komuna e Skenderajt 3 raste

Komuna e Ferizajt 2 raste

Komuna e Deçanit 2 raste

Komuna e Gjilanit 2 raste

Komuna e Istogut 2 raste

Komuna e Kaçanikut 2 raste

Komuna e Lipjanit 2 raste

Komuna e Vushtrrisë 2 raste

Komuna e Obiliqit 2 raste, dhe dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë e Rahovec.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kanë vendosur që ta ndryshojnë mënyrën dhe kohën e raportimit për rezultatet e testimeve.

“Ne e konsiderojmë më të drejtë që këto rezultate qytetarëve t’ua vëmë në dispozicion çdo ditë në orën 15;00. Kështu u jepet kohë e mundësi profesionistëve tanë shëndetësorë që të punojnë me pak presion”, ka thënë Zemaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA