Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 733 vdekje, në Meksikë 485 dhe në Indi 553.

Në Brazil, vendi i cili është ndikuar më së shumti nga COVID-19 pas SHBA, në 24 orët e fundit kanë vdekur 733 persona.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 20.286 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.884.967 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 733 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 72.833.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.154.837.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 si humbje e shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 485 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 35.491. Ndërsa me 4.685 raste të reja është rritur në 304.435 numri i rasteve me COVID-19.

Deri më tani në vend janë shëruar 189.063 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 28.498 raste të reja duke e rritur në 906.752 numrin e rasteve ndërsa me 553 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 23.727 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 571.460 persona.

Top Channel