Koronavirusi i ka marrë jetën një prej aktorëve më të njohur të telenovelave meksikane shumë të ndjekura. Bëhet fjalë për aktorin Raymundo Capetillo, të cilin e kemi parë në telenovelën “Zemër e egër”.

Capetillo është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.

Aktori u shtrua me urgjencë në spital pas problemeve me shëndetin dhe rezultoi pozitiv me koronavirus. Mbesa e tij tregoi në rrjete sociale se gjendja e aktorit ishte përkeqësuar derisa ai humbi jetën .

Raymundo Capetillo luajti në shumë telenovela disa prej të cilave janë transmetuar edhe në vendin tonë si “Fati im je ti”, “Velloja e nuses”, “Pengesat e dashurisë”, “Pasioni”, etj.

Top Channel