Shpërthimi në hidrocentralin në Zvicër, objekti përfshihet nga flakët, humbin jetën dy persona Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë regjistruar tre raste të tjera me koronavirus, ndërsa në Korenë e Jugut janë regjistruar 33 raste.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë njoftoi se tre rastet e reja me koronavirus janë regjistruar tek persona që vijnë nga jashtë vendit dhe theksoi se nuk është regjistruar vdekje e re nga COVID-19 në të njëjtën periudhë.
Autoritetet kineze njoftuan se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 u rrit në 83.605, ndërsa numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar, respektivisht 4.634.
Në Kinë, deri më tani 78.674 persona kanë fituar betejën kundër koronavirusit.
Sipas njoftimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kinë është 297.
Në Korenë e Jugut numri i rasteve me COVID-19 rritet në 13.512
Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Korenë e Jugut raportoi 33 raste të reja me koronavirus, 19 prej të cilave vijnë nga jashtë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 13.512, prej të cilëve 12.282 janë shëruar.
Top Channel