Liqeni kthen trupin, aktorja e njohur vdiq për të shpëtuar të birin

14/07/2020 12:14

Trupi i gjetur në liqenin Piru të Kalifornisë nga ekipet e kërkim-shpëtimit, është pikërisht ai i Naya Riveras, aktores së famshme amerikane që u zhduk pak ditë më parë pasi kishte marrë me qira një varkë për të shëtitur me të birin.

Zbulimi tragjik u bë pesë ditë pasi vogëlushi i saj 4 vjecar, Josey Hollis Dorsey u gjet i vetëm në varkë. Autoritetet kanë bërë një rindërtim të parë të ngjarjes. Sipas tyre, 33 vjecarja ka mbledhur të gjithë energjinë e saj të fundit për të shtyrë lart të birin në varkë, por jo mjaftueshëm sa për të shpëtuar dhe veten. Naya nuk mbante jelek shpëtimi. Mendohet se pas mbytjes, trupi i saj ka ngecur mes bimësisë së liqenit, i cili e lëshoi më vonë dhe zhytësit e gjetën duke pluskuar në sipërfaqe.

Aktorja mori famë të madhe prej serialit “ Glee”, i cili është rrethuar në fakt nga disa fatkeqësi duke nisur me vdekjen e njërit prej aktorëve kryesorë, Cory Monteith, që ndërroi jetë prej mbidozës dhe aktorit tjetër, Mark Salling që vrau veten në 2018 pasi u përball me akuza për abuzime seksuale dhe posedim të përmbajtjeve pornografike me të mitur.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel