Nga Ben Keough, Amy Winehouse, Kurt Cobain, Jimi Hendrix e reperi Lil Marlo që vdiq të dielën, historia e rrokut është e mbushur me ngjarje të pakëndshme që në ketë rast kanë si të përbashkët moshën e artistëve.

Megjithse është vetëm një koinçidencë, vdekja e idhujve të muzikës ka bërë që shumë fansa të prezantojnë teori të shumta për humbjet e pazakonta.

Idea nisi fillimisht kur ylli i grupit Doors, Jim Morrison, këngëtarja Janis Joplin dhe kitaristi Jimi Hendrix vdiqën të gjithë në moshën 27 vjeçare, në dy vitet mes 1969 e 1971.

Gjithçka u rikthye në vëmendje me vdekjen e artistit botëror 27 vjecar Kurt Cobain në 1994.

Ben Keough

Më sa fundmi, nipi i Elvis Presley, 27 vjeçari Ben Keough u gjet i vdekur këtë të dielë në shtëpinë e tij në Calabasas.
Raportimet thonë se ai u vetëvra me një plumb në kokë.

Ben ishte një kopje e pararendësit të tij dhe bir i Lisa Marie Presley e muzikantit Danny Keough.

Nëna e tij e përmendte shpesh ngjashmërinë me babain e saj, superstarin Elvis, i cili vdiq 1977 në moshën 42 vjeçare.

Kurt Cobain

Industria e muzikës në të gjithë botën mbeten të shokuar me vdekjen yllit të muzikës ‘rock’ Kurt Cobain të premten e 8 prillit 1994.
Kreu i grupit Nirvana u gjet tre ditë pasi kishte vrarë veten në shtëpinë e tij në Seattle.

Amy Winehouse

Gjithashtu super-këngëtarja e muzikës rock-jazz-blues Amy Winehouse ka vdekur më 23 korrik 2011 në moshën 27 vjeçare.
Hetimet thanë se ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër e helmuar nga alkooli, në një kohë kur po përpiqej të shkëputej prej pijes.

Jimi Hendrix

Një nga artistët më të celebruar të kohës së tij – Jimi Hendrix njihej për përdorimin e drogave gjatë lojës në kitarë.

Ai u gjet në shtëpinë e tij në Notting Hill në Londër më 18 shtator 1970, në moshën 27 vjeçare.
Hetimet zbuluan se kishte vdekur nga një kombinim fatal mjekimesh dhe alkooli.

Brian Jones

Një mister ka mbetur vdekja e yllit të grupit Rolling Stones, Brian Jones.

Ish-këngëtari e kitaristi 27 vjeçar i grupit, u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij në Angli, teksa hetimet thanë se ishte mbytur nën efektin e pijeve e drogave.
Vdekja e tij erdhi dy javë pasi ishte shkarkuar nga grupi që kishte krijuar.

Janis Joplin

Këngëtarja Janis Joplin vdiq nga një mbi-dozë aksidentale heroine në 4 tetor 1970.

Vokalistja e grupit The Pearl u gjet e vdekur në një hotel në Hollywood.
Ajo njihej si “Zonja e parë e rock ‘N’ roll” dhe albumi i saj i publikuar pas vdekjes në 1971 u kthye shpejt në një ‘hit’.

Jim Morrison

Ndërsa në trupin kreut legjendar të grupit ‘rock’ The Doors, Jim Morrison nuk është bërë kurrë një autopsi, prandaj edhe sot qarkullojnë zhurma të ndryshme mbi shkakun e vdekjes tragjike.

27 vjeçari vdiq më 1971.
Në vitet 1970-të grupi regjistroi albumin e katërt por drogat dhe alkooli po kryenin dëmin e tyre te Morrison – i cili fliste hapur për varësinë ndaj tyre.

Mëngjesin e të shtunës 3 korrik 1971, Morrison vdiq nga një arrest kardiak, që besohet se ka ardhur nga drogat.

Raperi Lil Marlo
Një tjetër vdekje tragjike e një artisti 27-vjeçar me potencial është vrasja e pardjeshme e reperit Lil Mario i cili sipas autoriteteve u qëllua dje në makinën e tij në Atlanta.

Incidenti ndodhi në autostradën Interstate 285 në Atlanta në ora 2.06 të mëngjesit të së dielës kur policia erdhi pas thirrjeve për një aksident.

Autoritetet thanë se nuk janë të sigurtë nëse është qëlluar nga dikush në një makinë tjetër, nga dikush që ishte me të apo nëse ishte qëlluar duke drejtuar mjetin që më pas u përplas.

FOTO GALERI
3/8
Ylli i muzikës rock-jazz-blues Amy Winehouse u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër e helmuar nga alkooli

Top Channel