Reja shkëlqyese e një shpërthimi hapësinor disa miliarda vite dritë larg, u ka dhënë astronomëve një dritare për të hedhur dritë mbi vitet e “adoleshencës” së universit tonë, thotë një studim i ri.
Studiuesit thanë se kanë pikasur një renë e një shpërthimi rrezesh të shkurtra Gama 10 miliardë vite dritë larg. Eventi konsiderohet i rrallë pasi shkëlqime të tilla janë zakonisht të shkurtra e të dobëta, dhe zhduken për disa orë.
Studiuesit e quajtën shpërthimin SGRB181123B, dhe llogarisin se ka ndodhur 3.8 miliardë vite pas Big Bang. Në studimin e publikuar sot në revistën ‘Astrophysical Journal Letters’, thuhej se ky shpërthim lejon studiuesit të hetojmë në një ‘terra incognita’.
“Ato janë shumë të vështira për t’u zbuluar pasi janë të largëta e të dobëta, prandaj ne nuk i dimë masat e vërteta të shpërthimeve të rrezeve të shkurtra Gama në këtë periudhë të universit,” tha autorja e studimit Wen-fai Fong, profesore fizike e astronomie në Universitetin Weinberg në SHBA.
“Rrezet Gama e kanë origjinën nga shkrirja e dy yjeve neutron, dhe është me shumë rëndësi të kuptosh se kur kanë ndodhur këto shkrirje në univers, si dhe sa kohë iu desh atyre për procesin”, tha ajo.
Shpërthimet e rrezeve të shkurtra Gama janë shumë energjike e të shkëlqyeshme dhe ndodhin kur mbetjet e dendura të yjeve të shpërthyer përplasen. Shkrirja e dy yjeve neutron shkakton shpërthimet e këtyre rrezeve, të cilat janë forma më energjike e dritës.
Mesatarisht astronomët presin të dallojnë më pak se 10 shpërthime rrezesh të shkurtra Gama në vit, të cilat të jenë aq afër sa mund të observohen nga teleskopët.
Observatorët e NASA-s Neil Gehrels, zbuluan eventin kozmik në nëntor 2018. Një grup astronomësh të Northwestern University përdorën observatorin Gemini-North në Hawaii për të matur pasojat e eventit.
Hetime të tjera pasuese u kryen nga teleskopi Gemini-South në Kili, dhe MMT Observatory në Arizona.
Hetuesit rrjedhimisht zbuluan distancën e madhe të galaktikës së shpërthyer dhe efektin e rrezeve Gama.
Sipas studiuesve, ky shpërthimi ndodhi kur universi ishte në 30% të moshës së tij aktuale, e cila llogaritet se është 13.8 miliardë. Kjo periudhë adoleshence e universit quhet ndryshe “hëna e lartë kozmike.”
“Sa më larg që shkojmë në univers, aq më prapa në kohë shikojmë,” tha Fong.
Duke studiuar shkëlqimin pasues të shpërthimit, ne kuptojnë se si ndodhnin shpërthimet e yjeve neutron në universin e hershëm. Kjo ishte koha e kulmit të formimit të yjeve. Koha aktuale është relativisht e qetë sa i përket kësaj”, thotë Fong.
“Në kohën e këtij shpërthimi kishte shumë aktivitet në univers, duke përfshirë formime të shpejta yjesh dhe rritje të shpejta galaksish”.
Fong shton se megjithse dallimi i këtyre eventeve është i vështirë, studiuesit janë të motivuar të vazhdojnë kërkimet, pasi nuk e dinë se kur do të zbulojnë diçka të tillë. (CNN)
Top Channel