Johnnie Walker, një nga uiskit më të vjetër që daton prej 200 vitesh, do të mund të blihet tashmë në shishe letre.

Diageo, korporata e pijeve që zotëron markën, tha se do të nisë testimin e paketimit të ri miqësor ndaj mjedisit prej vitit që vjen.

Megjithse shumica e Johnnie Walker tregtohet në shishe qelqi, kompania po kërkon mënyra për të përdorur sa më pak plastikë në produktet e saj.

Për prodhimin e shisheve të reja Diageo po krijon kompaninë Pulpex, e cila gjithashtu prodhon paketime për grupe si Unilever e PepsiCo.

Shishet e letrës së Diageo do të jenë të bardha. Ato do të prodhohen nga druri dhe do të jenë plotësisht të riciklueshme, njofton kompania.

Prodhuesit e birrës Carlsberg kanë thënë gjithashtu se po prodhojnë shishe letre për konsum të gjerë.

Diageo tha se shishet e letrës do të prodhohen me dru të presuar që më pas do të piqen në furra me mikrovalë. Ato do të vishen nga brenda me bojë që nuk ndërvepron me pijen.

Në Evropë 8.2 milionë ton plastikë në vit përdoren për prodhimin e ambalazheve të ushqimit dhe pijeve sipas analistëve të ING.

Diageo, të cilët prodhojnë gjithashtu birrën Guinness dhe vodka Smirnoff, thonë se përdorin më pak se 5% plastikë në ambalazhet e tyre.

FOTO GALERI
2/3
Shishet e letrës do të prodhohen me dru të presuar që më pas do të piqen në furra me mikrovalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA