Hoti raporton para deputetëve: Vendimet e ndërmarra, kanë për qëllimin zvogëlimin e fuqisë së shpërndarjes së virusit

13/07/2020 17:56

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nisur raportimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Hoti ka thënë se vendimet e ndërmarra deri sot kanë për qëllim zvogëlimin e fuqisë së shpërndarjes së virusit COVID-19.

“Hapja e shoqërisë dhe e ekonomisë e ka gjetur vendin tonë jo të gatshëm për të bashkëjetuar me virusin deri në momentin e mposhtjes së tij, për çka sot po e paguajmë një çmim jo të lirë, me shtim të numrit të të infektuarve, ngopje të sistemit shëndetësorë dhe për fat të keq edhe të humbjeve të jetës.

Gjatë kësaj periudhe ne kemi pasur dy mundësin se si t’i përgjigjemi kësaj situate, e para ishte që të i vetëdijesojmë qytetarët që të respektojnë distancën e të mbajnë maskat mbrojtëse dhe të përkujdesen për higjienën e tyre personale. Mundësia e dytë ishte të mbyllim sërish qytetarët. Ne vendosëm për mundësinë e parë që të bashkëjetojmë me virusin, rruga që kemi zgjedhur është më e vështira ajo siç po shihet rrezikon të dështo nëse nuk respektohen masat e vendosura nga Qeveria. Megjithatë, ne u detyruam të kthejmë disa masa kufizuese pas rritjes së numrave”, deklaroi Hoti, raporton Telegrafi.

Kryeministri Hoti gjatë raportimit të tij ka folur edhe për vendimet që kanë marrë gjatë ditës së sotme ku kanë kufizuar lëvizjen e qytetarëve në disa komuna, si dhe kanë pezulluar punën në çerdhe e disa institucione tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA