Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse arrihet njohje reciproke.
Hoti tha se ky është qëndrimi i Kosovës që është prezantuar edhe në takimin virtual që zhvilluan gjatë ditës së djeshme.
Hoti: Dialogu ka kuptim vetëm nëse hyjmë në këtë proces për njohje reciproke
“Dialogu ka kuptim vetëm nëse hyjmë në këtë proces për njohje reciproke normalizimi i marrëdhënieve në mes dy vendeve arrihet vetëm përmes njohjes reciproke, nuk ka më kuptim procesi i dialogut, kemi dialoguar për gati 10 vite për të normalizuar dhe është e qartë se këto marrëdhënie mund të normalizohen mund të arrihen vetëm kur të arrijmë njohje reciproke”, tha ai.
Në takimin e se enjtes në mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, Hoti tha se Kosova do përfaqësohet nga vetë ai, pasi këto kompetenca ia përcakton Kushtetuta e Kosovës.
Hoti: I kam kompetencat e plota për të përfaqësuar Kosovën
“Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit në bazë të kompetencave kushtetuese…do kem ekipin shtetëror që më mbështesim mua në këtë proces. Unë i kam kompetencat e plota për të përfaqësuar Kosovën”, theksoi Hoti.
Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas vizitës që zhvilloi në kompaninë “SOËI KOSOVA” në Bajgorë të komunës së Mitrovicës.
Pas video-konferencës të zhvilluar dje në mes Kosovës dhe Serbisë e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të pasohet nga një takim në Bruksel Më datën 16 korrik.
Top Channel