
Familja e aktores Naya Rivera, vizitoi brigjet e liqenit të Kalifornisë, vend ku aktorja humbi çdo kontakt me të afërmit.
Babai i saj, Geroge Rivera, mbërriti në brigjet e Liqenit Piru me pjesën tjetër të familjes. Ai u pa shumë i ngarkuar emocionalisht dhe për të lehtësuar dhimbjen hyri me shpejtësi në brendësi të liqenit dhe godiste me grushte fuqishëm sipërfaqen e ujit.
Emocionuese ishte dhe momenti kur e gjithë familja u përqafua mes tyre. Sakaq, aktorja 33-vjeçare u zhduk teksa po shëtiste në liqen së bashku me djalin e saj katër-vjeçar Josey. Josey, u gjet i vetëm në varkë mbrëmjen e së mërkurën, ndërsa nuk u pa asnjë shenjë e nënës së tij, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë. Pas disa ditë kërkimesh intensive, trupi i Naya-s ende nuk është gjetur.
Top Channel