PD nxjerr videon e Gjiknurit dhe sulmon Ramën: Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen

11/07/2020 14:12

PD nuk i ka kursyer përgjigjet për kryeministrin Edi Rama pas deklaratave të këtij të fundit.

Demokrati Gazmend Bardhi ka publikuar një video të socialistit Damian Gjiknuri, ku në 21 maj ai thoshte: Po të hapim lojën e sistemit, në ato mënyra që themi, ne do të shpërbëjmë Kushtetutën e Shqipërisë.Nëse hapim lojën e sistemit, që nuk po them se s’ka ardhur momenti që ta hapim tani, ne nuk mund ta zgjidhim dot tani. S’mund të zgjidhet kjo, kur gjysma e elektoratit është në rrugë, kur një pjesë tjetër këtu dua sepse “unë kam votat, do të të bllokoj”, nuk zgjidhet, do klimë të qetë ajo. Bëhet fjalë për themelet e Republikës sonë.

“Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet”, thotë Bardhi për Ramën.

Statusi

Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.

Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA