Sot në Kuvendin e Kosovës, deputeti i LDK-së, Xhavit Ujkaj kërcënoi kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Pas këtij incidenti Vjosa Osmani ka paditur në polici deputetin. Lajmin e ka bërë publik vetë Osmani me anë të një njoftimi në Facebook.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit”- shkruan Vjosa Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA