Në Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, ka pasur debate të forta mes deputetëve të opozitës.

Deputeti Myslym Murrizi ka debatuar me Adriatik Alimadhin në lidhje me firmat për ndryshimin e Kushtetutës. Murrizi ka hedhur akuza ndaj Alimadhit duke thënë se nuk dinë se çfarë firmosin.

Nga ana tjetër Alimadhi është shprehur se në vend të deputetit Kostaq Papa ka firmosur dikush emrin e tij tek një listë e cila ai nuk donte të ishte.

DEBATI NE KOMISIONIN E LIGJEVE

Alimadhi: Verifikoni listën. Kanë firmosur në vend të një deputeti nga Saranda që nuk ka firmosur vetë. Aty keni Kostaq Papën.

Murrizi: Disa diversione kur s’je nismëtar, është njësoj si të flasë Murrizi për Kushtetutën e Bosnjes.  Nuk është Kostaq Papa ashtu sikur nuk je ti. Apo s’po të vijmë pas avazit.

Alimadhi: Nuk dinë ç’farë kanë firmosur, dhe janë të papërgjegjshëm. Janë të papërgjegjshëm për propozimin që kanë bërë, jo se janë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta