FOTO/ E zhdukur për 3 ditë! Burrë e grua dhunuan e më pas vranë 8-vjeçaren, trupin e pajetë e hodhën buzë liqenit

10/07/2020 18:54

Një vogëlushe në Rusi, e cila është larguar nga shtëpia pasi debatoi me prindërit, u dhunua dhe më pas u vra nga një çift i martuar, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë se 500 persona u angazhuan për gjetjen e 8-vjeçares Victoria Teplyakova, e cila u pa për herë të fundit e vetme përgjatë një rruge. Vajza ishte e veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra blu.

Për tre ditë, familjarët dhe policia nuk kishin asnjë gjurmë të vajzës. Pikërisht në ditën e tretë, një grua shkoi në polici dhe deklaroi se ajo dhe bashkëshorti i saj e kishin parë vajzën dhe i kishin ofruar ushqime. Ndërkohë, pas hetimeve rezultoi se çifti e kishte dhunuar e më pas vrarë të miturën, për shkaqe që ende janë të paditura. Policia ka arritur të arrestojë burrë e grua, Igor dhe Kristina Dvornikov dhe ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes. Ndërsa trupi i pajetë i vogëlushes u gjet buzë një liqeni, shkruan “Daily Mail”.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA